Të shumta ishin mesazhet në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 nga nxënës dhe prindër që tregonin situatën në gjimnaze të vendit. Por mes tyre, shkruan edhe nëna e djalit 15-vjeçar, të dashurit të 13-vjeçares. Ajo thotë se situata është krejt tjetër dhesë djali i saj do flasë kur të jetë më i qetë psikologjikisht.

“Mirëmbrëma Rudina, jam prindi i djalit që mungon. Nuk është i dashuri i vajzës, shumë nga ato që po thoni në emision nuk janë të tilla. Djali im është i rënduar psikologjikisht, gjerat janë shumë më ndryshe. Kur të jetë më i qetë do flasë”,- thotë ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb