ITALI-Një 19-vjeçar shqiptar abuuzoi seksualisht me një të mitur 12-vjeçar italian, duke e mashtruar atë përmes Facebook-ut, duke u hequr si vajzë. Por babai i 12-vjeçarit ka vendosur të hakmerret personalisht, duke e goditur me çekiç në kokë 19-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe duke i rrezikuar jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, dhe sipas policisë italiane 19-vjeçari në bashkëpunim me babain e tij kanë dhunuar seksualisht 12-vjeçarin, i cili ka treguar në familje të gjithë ngjarjen.

Pas kësaj ngjarjeje situata ka degjeneruar në dhunë, ku babai i 12-vjeçarit ka masakruar me mjete të forta 19-vjeçarin, por më pas ai është shndërruar në viktimë, pasi babai i 19-vjeçarit dhe një grup emigrantësh shqiptarë e kanë dhunuar burrin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: