Gjykata Themelore në Gjakovë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit L.H., pasi ai para katër ditësh e ka dhunuar viktimën H.M.

Rasti ka ndodhur me datën 18 korrik në Shkukëz të Gjakovës, ku i dyshuari L.H. e ka detyruar të dëmtuarën H.M. të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Gazeta Express mëson se i dyshuari është 27 vjeç, ndërsa viktima është 19-vjeçare. I dyshuari e ka incizuar viktimën gjatë aktit dhe e ka kërcënuar se nëse e lajmëron rastin në polici do ta publikojë videon.

“Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 18 korrik 2019 dhe do të zgjasë deri më 17 gusht 2019”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb