GJERMANI– Një gjerman është dënuar nga Gjykata e Landit në Gjermani, pasi akuzohet se ka përdhunuar një shqiptare në strehimin e azilkërkueseve në Essen të Gjermanisë.

Sipas mediave gjermane ngjarja ka ndodhur në më 23 gusht 2015, ndërsa shqiptarja 24-vjeçare pasi është dehur me vodka është përdhunuar nga një gjerman i punësuar si kujdestar në një qendër për strehimin e azilkërkuesve në Essen. Fillimisht ata kishin rënë dakord të shkonin së bashku në “Blind-Date-Festival” në Gelsenkirchen.

Gjatë udhëtimit, Selina (pseudonim i shqiptares) bashkë me një kujdestare tjetër, me të cilën shqiptarja kishte lidhje pasi ishte lezbike kishin filluar të pinin vodka, ndërkohë që me ta ishte dhe kujdestari. Por ky i fundit ka përfituar nga rasti dhe nuk e ka dërguar shqiptaren në shtëpinë e azilit, por në banesën e tij ku e ka përdhunuar.

Sipas trupit gjykues “I akuzuari ka shfrytëzuar paaftësinë e shqiptares për të rezistuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirë”. Ndërkohe nuk dihet ende veprimi i kujdestares tjetër që ishte e pranishëm atë nate kur ishin së bashku në lokal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb