Nga AURORA KOROMANI*

Përdhunon të miturën, arrestohet 15-vjeçari. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjeçare dyshohet të jetë përdhunuar nga shoku i saj. Burime policore sqarojnë se në pranga ka rënë një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën me iniciale B.B.. Menjëherë pas denoncimit të vajzës, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e krimit, D.Gj.

DENONCIMI
Nisi si një ftesë për kafe, por përfundoi shumë keq historia për një vajzë të mitur nga Luzi i Kavajës. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se ditën e martë, 15-vjeçari, D.Gj. i ka bërë ftesë për kafe vajzës së mitur, B.B. Kjo e fundit, për shkak se djali kishte kohë që e pëlqente kishte pranuar që të pinte një kafe në një nga lokalet e Kavajës, por pa e ditur se në fund të kafes ajo do të përdhunohej nga shoku i saj. Po atë ditë, vajza e mitur ka bërë denoncimin në polici dhe menjëherë në pranga ka rënë 15-vjeçari. Vajza nën praninë e psikologëve ka dhënë dëshminë e saj në polici, ku ka treguar edhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. “Më ftoi për kafe dhe unë pranova. Ishim duke pirë kafe dhe D.Gj. më tha që do më tregonte se ku banonte. Unë pranova dhe në momentin që shkuam tek shtëpia më tha të hyja brenda. Më tha që nuk do rrinim shumë dhe unë hyra brenda. Në shtëpi nuk kishte njeri, D. Gj. nisi të më puthte në fillim, më pas e shtyva. D. Gj. më kapi me forcë dhe më kyçi gojën që të mos bërtisja dhe pas gjithë kundërshtimit tim, ai kreu marrëdhënie seksuale me mua”, mësohet të ketë denoncuar vajza në polici. Menjëherë pas kësaj, uniformat blu të Kavajës kanë nisur hetimet dhe kanë dalë në konkluzionin se denoncimi i vajzës është i vërtetë. Në këto rrethana, i mituri nga Kavaja është vënë në pranga dhe do të merret në pyetje në praninë e psikologëve.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: