Deputetët Gazment Bardhi dhe Agron Shehaj janë përplasur ditën e sotme në seancën parlamentare, kur ky i fundit bllokoi foltoren. Ata nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit, ku Shehaj akuzoi Bardhin për bashkëpunim me mazhorancën dhe për veprime të turpshme ndaj votuesve demokratë.

Ndërsa Bardhi nga ana tjetër akuzoi Shehajn se është në shërbim të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Kam qenë në protestë për atë aferë, kam bërë betejë, tani kujtohesh ti?

Agron Shehaj: Po kush e vendos që beteja mbaroi o Gazi? Ti e vendos që protesta mbaroi, kaq e kishe ti? Kështu si ato protestat e tjera që bëje? Epo mos u bëj me mazhorancën atëherë.

Gazment Bardhi: Sot erdhe ta bësh këtë?

Agron Shehaj: Po sot e kisha unë, sot erdhi ajo për të thënë që s’ka gjë të keqe.

Gazment Bardhi: Ti ike në kafe.

Agron Shehaj: Unë ika në kafe?! Vazhdo Gazi vazhdo. E di ku është problemi, me mazhorancën që të përdor e të qesh o Gazi. Ti ke bërë gjënë më të turpshme që mund të bëjë një përfaqësues që është i zgjedhur me votat e demokratëve. Ti ke rrahur Gazi, ti ke rrahur. Më keq se kaq nuk bën dot, ti ke rrahur. Ti një qytetar që të votoi ti more hurin dhe i ke rahur. Më keq se kaq nuk bën dot o Gazi. Lëri broçkullat o Gazi.

Gazment Bardhi: Ti, që t’i bën llogaritë Erion Veliajt.

Agron Shehaj: Po, po unë po flas përditë për Erion Veliajn o Gazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb