TIRANE- Gjashtë ditë pas rrëzimit të helikopterit EC 145, ngjarje nga e cila dy pilotë ushtarakë humbën jetën dhe një tjetër ushtarak u plagos, kompania franceze Eurocopter u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mos i përdorin dy helikopterët e tjerë, derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër.

Kërkesa u është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prokurorisë, e cila në fakt po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.

Por burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë për “News24”, se në fakt përdorimi i këtij lloj helikopteri është pezulluar në çdo vend të botës. Jo vetëm kaq, por është pezulluar dhe prodhimi i tyre.

Helikopteri EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ngjarje nga e cila humbën jetën pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha, teksa mbeti i plagosur Gerald Baramuça, të cilët sipas Ministrisë së Mbrojtjes ndodheshin në fluturim rutinë në bazë të programit të stërvitjes.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: