SHBA – Pas Alaskes, edhe distrikti i Kolumbias i shtohet listës së vendeve ku është e mundur të përdoret kanabis në mënyrë të ligjshme.

Duke filluar nga mesnata e së enjtes, data 26 shkurt, konsumimi i tij lejohet, një fakt ky që nuk i gëzon politikanët konservatorë amerikanë.

I miratuar me referendum, ligji i ri lejon mbajtjen deri në 60 gram kanabis dhe kultivimin në shtëpi të jo më shumë se 6 rrënjëve kanabis, kurse shitja është e ndaluar.

Një detaj që duhet shënuar është se përdorimi i kanabisit do të vazhdojë të jetë i ndaluar nga ligji federal; tymosja nuk do të lejohet në hapësirat që zotërohet nga shteti, si për shembull në shëtitoren Mall në Uashington. Kurse, në korrik, do të jetë rradha e Oregonit, një shteti tjetër në perëndim, që duket se do të ndjekë të njejtën rrugë si Kolorado apo dhe Uashingtoni, së fundmi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: