TIRANE- Quinoa është një produkt me shumë vlera ushqimore dhe zëvendësues shumë i mirë i drithërave tradicionale që ne jemi mësuar të përdorim. E përdorur gjërësisht në Indi, ajo përmban fibra dhe minerale si fosfor, magnez, hekur dhe zink, madje dy herë më shumë se drithërat e tjera.

Është gjithashtu një burim i mirë proteinash. Nuk përmban gluten, tretet më lehtë se gruri, misri apo thekra. Gjithashtu, mund të zëvendësojë çfarëdo lloj orizi.

Përmban acide yndyrore Omega 3, të cilat janë të dobishme për funksionimin e mirë të zemrës. Po ashtu ajo ndihmon në funksionin e mirë të sistemit tretës si dhe ndihmon në funksionimin e mirë të trurit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: