Në studion e emisionit “Open” në News24 u diskutua për përdorimin e rrjeteve sociale, përfitimet dhe varësinë prej tyre.
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi psikologe, Orjola Pampuri u shpreh se nuk është kundër përdorimit të rrjeteve sociale, ndërsa shtoi se në këto platforma njeriu ndërton një klonim të tij që s’ka lidhje me të.
“Unë mendoj se nuk duhet të jemi kundër rrjeteve sociale. unë pashë avantazhet. Në vitin 2023 kemi individë të prekur nga simptomat e ankthit, depresioni dhe mosdija e menaxhimi i këtyre bën që ti të krijosh varësi. Liria, jam dakord me lirinë e gjithkujt, por duhet të jetë deri atje ku nuk cenohet liria e tjetrit. Në rrjetet sociale ndërtohet një klonim që s’ka lidhje me ty. janë disa faza, në çdo moshë ka një hapësirë të posaçme për të ndjekur rrjetet sociale.”, u shpreh Pampuri.
Ndërsa pastori Akil Pano, tha se sot suksesi në rrjetet sociale po matet me ‘like’ që merr në postime, teksa shtoi se vetë është përdorues, por misioni i tij është rindërtimi i njeriut.
“Sot matet suksesi se sa ‘like’ merr në postimi. unë jam vetë përdorues i rrjeteve sociale. misioni im është rindërtimi i njeriut, njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për sa mund të përdorë rrjetet sociale, në mënyrë që të mos bëhet skllav i platformave sociale”, u shpreh Pano.
(BalkanWeb)