Bashkimi Europian ka bërë me dije se një paketë re sanksionesh do të merren kundër Rusisë dhe përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

The Guardian ka zbuluar detaje nga dokumenti, duke raportuar artikujt për të cilat do të ndalohet importi dhe eksporti.

Komisioni dëshiron të ndalojë shitjen e pajisjeve evropiane, duke përfshirë pjatalarëse dhe lavatriçe, sepse zyrtarët besojnë se ushtria ruse po përdor produkte të tilla për çipat që kanë të instaluara në brendësi, pasi po përballen me mungesa.

Sanksione të tjera përfshijnë ndalimin e shtetasve të BE-së që shërbejnë në bordet e kompanive shtetërore ruse.

BE-ja dëshiron gjithashtu të mos lejojë importin e mallrave të cilat gjenerojnë të ardhura për Rusinë, si: druri, letra, cigaret, çantat dhe valixhet, telefonat dhe makinat, rrobat e grave dhe produktet e make-upit janë disa nga produktet e përfshira në një listë të gjatë kufizimesh, e cila përfshin gjithashtu shumë mallra industriale dhe substanca kimike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb