Fundi i konfliktit mes Moskës dhe Kievit mund të jetë më afër se sa mund të mendohet, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas ndodhet aktualisht në SHBA, ku pritet të takohet me Presidentin Joe Biden, anëtarë të Kongresit dhe të dy pretendentët presidencialë – Kamala Harris dhe Donald Trump – për t’u prezantuar atyre ‘planin e tij të paqes’, të cilin së fundmi ai e quajti një ‘plani i fitores’.

Në një intervistë me transmetuesin ABC News, pjesë të së cilës u publikuan të martën, Zelensky tha “Unë mendoj se ne jemi më afër paqes sesa mendojmë. Jemi më afër fundit të luftës. Thjesht duhet të jemi shumë të fortë, shumë të fortë.”

Zelensky gjithashtu pretendoi javën e kaluar se skema mund t’i japë fund luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës deri në fund të këtij viti, nëse Perëndimi merr “vendime të shpejta” për të rritur mbështetjen e tij për Kievin.

“Nuk ka të bëjë me negociatat me Rusinë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se skema e tij synon të shërbejë si “një urë drejt një rruge diplomatike se si të ndalet lufta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb