Xabi Alonso befasoi me vendimin e tij teksa zgjidhi të qëndrojë në krye të Bayer Leverkusen edhe pse kërkohej nga shumë klube të mëdha Evropiane. Pavarësisht këtij fakti, emri i teknikut bask vijon të lakohet prej muajsh, por Alonso nuk pritet të ndryshojë skuadër as në fund të këtij sezoni, ndryshe nga se flitej.
Sipas mediave spanjolle, Alonso e ka të qartë të ardhmen e tij, do të vijojë të jetë në krye të “Aspirinave” të paktën edhe për një tjetër vit. Në Spanjë, janë të bindur në këtë pikë, por sërish e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me Ancelottin dhe Real Madrid.
Ëndrra e madhe e Alonsos është të drejtojë Realin, për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë te Leverkusen edhe për një tjetër vit, që përkon edhe me fundin e kontratës së Ancelottit me Realit. Në 2026, tekniku italian do të largohet nga Reali dhe vendin e tij do ta marrë pikërisht Alonso.
Kjo periudhë, edhe një tjetër vit në Gjermani, do t’i shërbejë Alonso të piqet akoma më shumë si trajner, për të qenë gati për këtë hap të madh në karrierë, të drejtë ish ekipin e tij, Real Madrid.
(BalkanWeb)