Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk është “kursyer” aspak, teksa së fundmi, në një intervistë të dhënë, nuk pati fjalë të mira për UEFA-n.

“Askush nuk e kupton formatin e ri, ka më shumë ndeshje por vlejnë më pak: vetëm në fund do të zgjojë emocione, jo në këto ndeshjet e para. Ashtu siç Santiago Bernabeu kishte promovuar lindjen e Kupës së Kampionëve, tani jemi krenarë që mbështesim Superligën. Vendimi i Gjykatës Evropiane na kthen lirinë, formati do të jetë 100% meritokratik.

Topi i Artë? Dua të them së pari se Rodri është një futbollist i madh. Por më pas dua të kujtoj se ishte edicioni i parë i organizuar nga UEFA. i cili thotë se Rodri duhej të fitonte një vit më parë dhe ky vit ishte kompensim për të, ka të drejtë. Këtë vit një lojtar i Real Madridit duhej të fitonte, pavarësisht nga rregullat që zbatoheshin. Vinicius e meritonte, por edhe Carvajal. Ose Bellingham. Dhe në vend të kësaj, metoda e votimit u ndryshua, është e pabesueshme që, duke qenë se futbolli është një sport global, ka gazetarë nga kombet që as nuk e futën Vinicius në dhjetëshen e parë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb