Presidenti i Real Madrid , Florentino Perez, ka thënë se Real Madridi nuk ka nevojë të nënshkruajë me një sulmues të ri, pasi ka Karim Benzema që është më i miri në botë.

Perez ka treguar gjithashtu se politika aktuale e transferimit të Los Blancos është të blejë lojtarë të rinj dhe premtues.

“Unë insistoj që ne kemi skuadrën më të mirë në botë dhe titujt na mbështesin për këtë. Ne nuk do të shpenzojmë për hir të shpenzimeve”.

“Kam lexuar dhe dëgjuar në disa media për vitet që Madridi duhet të nënshkruajë me një sulmues kur realiteti tregon qartë se Karim Benzema është më i miri sulmues në botë”.

“Ajo që ne bëjmë, në çdo rast, është të sjellim lojtarë shumë të rinj, të cilët do të jenë yjet e së ardhmes, si Vinicius [Junior] ose Rodrygo [Goes] .

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: