Pasi kaloi shifrën e  300 milionë eurove vetëm këtë verë, Real Madridi është cilësuar si një klub që shpenzon shumë për transferimin e lojtarëve.  Por pasi Florentino Perez u bë president, Los Blancos kanë shitur lojtarë  për shumën e 730 milionë eurve dhe shpresojnë të arrijnë shumën e  një miliardë eurove gjatë këtyre ditëve të merkatos.

Ata kanë marrë tashmë 30 milionë euro për Marcos Llorente dhe po kërkojnë të shesin lojtarët e Gareth Bale, James Rodriguez, Theo Hernandez, Raul de Tomas dhe Mateo Kovacic. Vlera e përgjithshme e këtyre lojtarët do të shkojë deri në rreth 300 milionë euro – një shifër që do të bënte Presidentin Perezin të përfitonte nga shitja e lojtarëve mbi 1 miliard euro.

Screenshot 1
* shuma fikse, pa përfshirë variablat dhe shtesat

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb