Zinedine Zidane do të vijojë të jetë trajner i Real Madrid. Lajmi konfirmohet nga presidenti i 11 herë kampionëve të evropës, Fiorentino Perez. Në një intervistë për Premium Sport, presidenti i ‘Los Blancos’ ka rikonfirmuar Zidane edhe për 2 vite të tjera.

‘Ka edhe 2 vite kontratë, përveç këtyre 6 muajve. Kjo e jona është një histori dashurie që ka nisur që në vitin 2001, në fillim si lojtar dhe më pas si trajner’, ka deklaruar Fiorentiono Perez për median italiane.

Zinedine Zidane mori drejtimin e Real Madrid pas shkarkimit të Rafa Benitez. Francezi arriti që në javët e fundit të La Ligas të vinte nën presion edhe Barcelonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb