Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në “Facebook”, është shprehur se tashmë përfaqësues të opozitës dhe Partisë së Lirisë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit.
Në këtë mënyrë thekson Meta duhet të nisë përgatitja në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konsultimit të Këshillave Bashkiakë.
STATUSI:
Përfaqësues të opozitës dhe të Partisë së Lirisë tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, ndaj ne duhet të përgatitemi që tani në mënyrë që transparenca dhe llogaridhënia të nisë që ditën e parë të konstituimit të këtyre Këshillave Bashkiake.
Të nisë transparenca për gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën me buxhetin e bashkive dhe llogaridhënie absolute për çdo para që do të shpenzohet nga sot e në të ardhmen.
(BalkanWeb)