Përfaqësuesit e sektorit të transportit kanë dalë sot në protestë duke parashtruar kërkesat e tyre ndaj Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me shërbimet që ofrojnë dhe masat ndaj COVID-19.
Në një deklaratë për mediat ata thanë se më 9 qershor kanë dërguar kërkesën e tyre me pika të qarta dhe më 15 qershor kanë dërguar vërejtjet për protokollin e sigurisë. Sipas tyre, prej dy ditësh ka penalizime sepse personat në bord nuk respektojnë distancimin social në bord.
“Ne thamë shyqyr që erdhën turistët. Tani rrezikojnë që turistët të ngelen në aeroport. Transportuesi ka qenë 50% kapacitet por personat në bord nuk kanë respektuar distancimin dhe është penalizuar transportuesit. Kërkesat tona do t’i kërkojmë me çdo mënyrë sepse është e vetmja mundësi që vendi të ketë transportues”, deklaruan ata.