NGA MIRSAD RAKAJ*

SHKODËR- “Nëse deri në verë nuk votohet reforma në drejtësi atëherë Shqipëria mund të humbasë për disa vite rrugën drejt Bashkimit Europian”. Deklarata ka ardhur nga përfaqësuesi i Delegacionit Europian Jan Rudolph i cili nga Shkodra ka qenë i prerë mbi rëndësinë e kësaj reforme e cila tashmë është gati.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për ecjen përpara të Shqipërisë dhe duhet të miratohet javët e ardhshme pasi çdo gjë është gati dhe nëse nuk votohet do të kemi një situatë shumë të vështirë. Zbatimi i kësaj reforme do të sjellë zhvillim për Shqipërinë, sidomos për sa i përket klimës së biznesit dhe investimeve. Viti që vjen Franca dhe Gjermania, kanë zgjedhje dhe axhenda e BE-së është e ngarkuar ndaj nuk do të vijë më ky shans. Nëse e miratoni, Komisioni Europian jep rekomandimet për çelje të negociatave”, tha Rudolph.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Jan Rudolf ishte i pranishëm sot në Shkodër për prezantimin e projektit “Fuqizim Social dhe Ekonomik për romet dhe egjiptianët i financuar nga BE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: