Arkëmorti i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas tashmë ndodhet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” dhe shumë personalitete botërore po e nderojnë atë. Homazhet do të zgjasin dy ditë, ndërsa të enjten do të zhvillohet ceremonia funebre.
Përfaqësuesi i Patriakanës së Antiokisë (Sirisë) ka mbajtur meshë në arabisht për Kryepeshkopin.
Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në Athinë, pasi iu nënshtrua një operacioni.
Trupi i pajetë ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe për të tij po mbahen homazhe.
(BalkanWeb)