BRITANI E MADHE – Keira Knightley sulmon dukeshën Kate Middleton. Aktorja e njohur britanike publikoi një shkrim të quajtur “The weaker sex” (Gjinia më e dobët). Aty ajo nuk ngurroi të shprehte hapur kundërshtimin ndaj Kate Middleton dhe imazhit jo të vërtetë që ajo përcolli pas lindjes së fëmijëve të saj. Keira është nënë e një djali 3 vjeç që lindi afërisht në një njëjtën kohë me princeshën Charlotte.

“Ne qëndrojmë dhe shohim ekranin e televizorit. Ajo doli nga spitali shtatë orë pasi lindi fëmijën e saj, me fytyrë të rregulluar dhe veshur me taka.

Fshihemi. Fshehim dhimbjen tonë, trupat tanë që çahen,gjinjtë që rrjedhin, hormonet që shpërthejnë. Unë mbaj mend vetëm vjellje, gjak dhe si tentoja të mbijetoja nga gjithë ajo që kisha kaluar.

Ti tregon fytyrën, atë fytyrë që bota do të shohë. Duku bukur, duku me stil, mos e trego fushëbetejën Kate. Shtatë orë pasi luftove për jetë a vdekje, shtatë orë pasi trupi jot u hap i gjakosur, lindi një jetë duke ulëritur. Mos trego. Qëndro aty me vajzën tënde dhe fotografohu nga një tuf fotografësh meshkuj.”- ka shkruar ajo.

Duke e krahasuar me eksperiencën e saj dhe të grave të tjera, lindja nuk është një proces i bukur në dukje. Dhe ajo mendon se Kate ka prezantuar imazhin e gabuar. Dhe pikërisht thelbi i shkrimit të saj fokusohet tek presioni për nënat e reja që të duken gjithnjë bukur dhe në formën e duhur.

  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb