Gjykata e Apelit pritet të vendosë të martën për fatin e Liangbin Chen, i cili kërkohet nga autoritet kineze të drejtësisë pasi akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të 140 mln eurove.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se rasti i tij po ndiqet me vëmendje nga vendet partnere dhe vendimi për ekstradimin ose jo të tij drejt Kinës ka një interes të lartë.

Chen është liruar në arrest shtëpie për shkak të problemeve shëndetësore. Ai kundërshton ekstradimin drejt Kinës.
37-vjeçari dyshohet se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh.

Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaporte kamboxhiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: