TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzave të PD se familja e saj ka përfituar përmes një skeme korrupsioni nga fondet publike 550 milionë lekë.

Përmes një postimi në Facebook, Elisa Spiropali  ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se vëllai i saj nuk përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik.

Ministrja shprehet se do të padisë PD në gjykatë për akuzat dhe sipas saj paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

Reagimi i plotë i Spiropalit:

E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.

52482087 2319648004985643 5313238350356807680 N
52482087 2319648004985643 5313238350356807680 N

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb