Nacho Fernandez do të qëndrojë te Real Madrid. Pavarësisht zërave që e lidhin me një kalim te Interi, mbrojtësi duket i dashuruar me Los Blancos. në një intervistë për TVE 1, Nacho ka konfirmuar se do të vijojë të kontribuojë për Los Blancos.

“Vullneti im qëndron me atë të klubit dhe familjes sime. Ka patur gjithmonë oferta, por vendosa të qëndroj në Madrid. Jam shumë i lumtur për këtë” – Tha ai. Spanjolli ka luajtur 27 ndeshje në La Liga këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: