Inter ka marrë në huazim Nicola Zalewski. Pas arritjes së marrëveshjes me Romën, klubi zikaltër bëri të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Anësori 23-vjeçar ka luajtur në këtë sezon 12 ndeshje në kryeqytet, pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Lojtari polak ka dalë nga të rinjtë e Romës, ndërsa luante me ekipin e parë prej vitesh.

Zalewski nuk do të mund të luajë në derbin e Milanos ndaj Milanit këtë të dielë, pro ai do të jetë në tribuna, për të parë nga afër takimin. Debutimi i tij mund të vijë, javën tjetër.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb