Kristjan Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, me atë gol vendimtar në Tbilisi. Përveç golit magjik, mesfushori ishte i palodhur në fushë, duke ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera.
Falë asaj përformance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Nations League. Faqja e specializuar e statistikave whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.
Në formacionin e javës është edhe sulmuesi austriak i Interit, Arnautovic dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.
(J.S/ BalkanWeb)