Ai është padyshim një nga violinistët shqiptarë më me famë botërore. Bëhet fjalë për Olen Cesarin. Teksa ishte i ftuar në ‘Xing me Ermalin’ Cesari tregoi mbi eksperiencën e tij gjatë një performance nga maja e statujës së Jezu Krishtit në Rio De Janeiro të Brazilit.

Ai u shfaq në krahun e statujës duke performuar këngën “Ave Maria”, ndërsa në video shihen aktorja braziliane Guilhermina Guinle si dhe vajza e saj Minna.

Por Olen Cesari tregoi se realizimi i kësaj performace ishte si një ëndërr e keqe. “Ishte një ëndërr shumë e keqe. Hipa me litar, i lidhur. Hipa 10 metra dhe pastaj me ndihmën e zjarrfikësve kam hyrë brenda trupit të statujës. Në janar në Brazil është 50 gradë dhe ajo statuja është beton me një boshllëk në mes. Gjysma është me shkallë normale, gjysma tjetër është me shkallë si të zjarrfikësve. Duhej 45 minuta të ngjitesha dhe kur hipa sipër kisha mungesë oksigjeni sepse ishte komplet e mbyllur statuja. Erdhën e hapën dhe mezi merrja frymë. Nuk na jepnin leje autoritetet. Ishte shumë e vështirë. Por pas 1 muaj e gjysmë ja arritëm ta merrnim lejen”, tregoi artisti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: