Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj në Bashkinë Bulqizë. Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj dhe është drejtuar drejt masivit pyjor të Balgjajt.

Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah. Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.

Këtë të hënë është nisur drejt zjarrit edhe shërbimi pyjor në Bashkinë Bulqizë. Drejtori i këtij institucioni tha se fikja e zjarrit po bëhet e pamundur në rrugë tokësore. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: