ELBASAN

Përfshirja nga zjarri një apartamenti në lagjen ‘Dyli Haxhire Myzyri’, në qendër të qytetit të Elbasanit rreth orës 11.00 të kësaj të marte krijoi panik dhe frikë të madhe te banorët e tij .Burime nga vendngjarja bënë me dije se zjarri ra në katin e gjashtë të një pallati pranë ish Kinemasë së Elbasanit, ndërkohë që shtëllunga gjigande tymi u përhapën me shpejtësi në të gjitha hyrjet e apartamenteve të këtij pallati.

Fatmirësisht nga zjarri dhe tymi nuk pati persona të lënduar apo të asfiksiar ,ndërsa për një kohë jo të shkurtër disa prej banorëve në pallatin në fjalë mbetën të bllokuar brenda pallatit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo situatë delikate krijoi panik jo vetëm te ata, por edhe te familjarët që ndodheshin jashtë pallati dhe që kërkonin ndërhyrje edhe më urgjente nga shërbimi zjarrfikës që mbërriti në kohë rekord në vendngjarje për shuarjen e flakëve.Edhe pse u ndërhy në kohë, banorët pretendonin se situata duhet të ishte menaxhuar edhe më mirë .Gjithsesi çdo gjë kaloi pa pasoja në njerëz.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb