Një ngjarje e rëndë është shmangur për pak në zonën e Delijorgjit në kryeqytet.
Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët, ndërsa në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se si tymi del nga pjesa e përparme e makinës.
Fillimisht ka qenë një nga bizneset aty pranë që i ka ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke ndërhyrë me një fikëse zjarri.
Më pas në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.
