TIRANË- Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur para institucionit të Presidencës, ndërsa nga automjeti është parë të dilte tym dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht shoferi i automjetit, Përparim Ferra ka dalë në kohë nga makina, ndërsa policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke bllokuar zonën për të shmangur çdo rrezik.

Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar edhe një zjarrfikëse, e cila po punon për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një shkëndije elektrike në sistemin drejtues të automjetit. Policia po punon për zbardhjen e plotë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: