VLORE

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Skrofotinë të Vlorës. Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se shkak është bërë një bombol gazi që shërbente për  ngrohje, e cila ka marrë flakë.

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetem një 80-vjeçar i cili ka marrë dëmtime në duar, ndërsa është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb