VLORË

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur automjeti “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit S.D., në rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakë.

Si pasojë e flakëve është djegur aksidentalisht edhe një “Mercedes Benz” tjetër parkuar afër (pronë e një subjekti juridik) i cili është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: