Një zjarr ka shpërthyer në një dyqan në zonën e Medresesë në kryeqytet.

Flakët kanë përfshirë dyqanin gjatë orëve të mbrëmjes dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar në këtë incident.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb