Merr flakë një furgon teksa ishte duke qarkulluar në aksin nacional Krahës-Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur 15 minuta me parë në afërsi të fshatit Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se furgoni me ngjyre të bardhë me targa AA278LL ishte duke ardhur në drejtimin jugor teksa ishte ngarkuar me mallra.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar urgjentisht në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Mendohet se pista kryesore është si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik të furgonit. Për fat nuk ka pasur dëme në njerëz, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në vendin e quajtur Zhulaj, ka marrë flakë dhe është djegur një mjet tip furgon “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit G. T., 48 vjeç, banues në Durrës. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: