Një magazinë me bazë ushqimore në fshatin Barmash të Kolonjë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve, në vendngjarje ndodhen 2 mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë izolimin e zjarrit për të mos rrezikuar banesat përreth.
Siç shihet edhe nga pamjet, magazina është shkrumbuar, ndërsa nuk dihet ende dëmi i shkaktuar.
Ende nuk janë bërë të njohura as shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia e cila do të bëjë zbardhjen e rrethanave.