DURRES

Një makinë është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë në  qytetin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur tek ‘Shkëmbi i Kavajës, ndërsa mjeti tip ‘Porsch Cayene’ ishte në ecje kur është përshirë nga flakët në pjesën e përparme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sapo ka konstatuar flakët e zjarrit, shoferi ka zbaritur menjëherë dhe fatmirësisht nuk është lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: