DURRES- Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku prej të cilit automjeti tip “Volkswagen Polo” me targë AA938CE u përfshi nga flakët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu, të cilët bllokuan qarkullimin për mjetet e tjerë në qendër të qytetit bregdetar, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Ndërkaq, nisën hetimet për ngjarjen.

SHKODËR, DIGJET NJË BANESË, SHKAK NJË BOMBUL GAZI
Shpërthimi i një bombole gazi ka bërë që një banesë në Shkodër të përfshihet nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e parë të një shtëpie nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: