Përfshihet nga flakët një banesë pranë Gjykatës së Burrelit, humb jetën një grua. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se gruaja kishte mbetur e bllokuar në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Policia ka larguar qytetarët nga zona për të shmangur rrezikun. Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Mat/Informacion paraprak

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe (vajza e shtetases Sh.C).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: