Një zjarr i madh ka përfshirë një kasolle në fshatin Veliqot para pak minutash duke shkrumbuar kasollen ku mbahej i strehuar ushqimi për të imtat dhe rrezikuar banesën e B.V. banor i këtij fshati.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po luftojnë me flaket për te shmangur përfshirjen nga zjarri te banesës aty pranë. Shkaqet e zjarrit ngelen mister.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: