TIRANË

Një zjarr masiv ka përfshirë një lokal në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për një objekt që ndodhet shumë pranë kullës së Sahatit në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse por dhe policia.

Flakët dhe tymi ka mbuluar zonën përreth duke krijuar panik edhe tek qytetarët. Zjarrfikësve i janë dashur disa minuta për të vënë zjarrin nën kontroll. Pamjet duken dramatike në qendrën e kryeqytetit, ndërsa tymi kishte mbuluar kullën e sahatit duke krijuar një re..

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq me shuarjen e zjarrit pritet të sqarohen dhe shkaqet e tij. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb