Një makinë  e cila ishte në lëvizje u  përfshi nga flakët paraditen e sotme në qendër të Elbasanit, pranë godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sipas burimeve zyrtare fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga flakët.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur  arsyet që çuan në përfshirjen e automjetit nga flakët .

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: