SHKODËR-Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Qemal Draçini”. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A.L., ishte parkuar pranë banesës së kësaj të fundit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka. Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: