Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në automatet e ndërtesës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë jashtë ndërtesës.
(BalkanWeb)