TIRANË

Tensione në protestë. Një protestues ka marrë flakë tek Kryeministria pasi protestues të tjerë kanë hedhur sende piroteknike, molotov e fishekzjarrë. E gjithë Kryeministria e bulevardi është mbuluar nga tymi. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe protestuesit janë shpërndarë.

Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos cenojnë efektivët e policisë. “Mos cenoni efektivët e policisë. Beteja jonë është më krimin, me qeverinë e krimit. E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik”, deklaroi Basha por sapo ka mbaruar fjalën ai, policia ka hedhur gaz lotsjellës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb