LEZHË

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në shkollën e mesme në Ishull Lezhë.

Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre dhe kallamishte, ndërsa raportohet se flakët kanë dëmtuar edhe  disa shtylla të tensionit elektrik. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Dyshimet e para janë  se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por ende nuk ka version zyrtar për këtë. Nga flakët janë rrezikuar disa shtëpi e biznese, por fatmirësisht nuk ka pasoja në jetë njerëzish.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: