Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem”. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Menjēherë pas njoftimit të marrë,drejt banesës janë nisur shërbimet zjarrëfikëse, me mjetet që hynë në rrugicat e ngushta të kësaj lagjeje

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin në kohë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera, që në këtë zonë muzeale ndodhen çati më çati me njëra-tjetrën

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar,vetëm dëme materiale në njërën nga dhomat e banesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb