Përfshihet nga flakët një traget në Sarandë. Mësohet se bëhet fjalë për tragetin që bën linjën Sarandë-Korfuz.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, zjarrfikësja ndodhet në vend. Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb