DURRES

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në qytetin bregdetar të Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit dhe ka mbetur e plagosur lehtë F.C., 80 vjeçe.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq fqinjët thonë se e moshuara jeton e vetme dhe se është bërë shpesh problem edhe për ata. Në një prononcim për BalkanWeb me gazetaren Klodjana Haxhiaj, fqinji thotë se i është drejtuar me letra bashkisë e institucioneve që të gjejnë zgjidhje për të moshuarën, por pa sukses.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: